Më shumë se 22 mijë të vdekur, Erdogani: Reagimi nuk ishte aq i shpejtë sa dëshironim

10 shkurt 2023 | 14:24

Numri i të vdekurve nga tërmetet e së hënës tashmë ka kaluar në 22 mijë e 300.

Zyrtarët turq dhe mjekët thonë se 18 991 njerëz kanë vdekur atje për shkak të tërmetit, ndërsa ka pasur 3 377 të vdekur në Siri, sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, duke e çuar totalin aktual në 22,368.

Nga ana tjetër, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka pranuar se përgjigja e qeverisë ndaj tërmetit të së hënës nuk ka qenë aq e shpejtë sa ai kishte shpresuar.

Erdogani është përballur me kritika nga të mbijetuarit për një numër të pamjaftueshëm të shpëtimtarëve dhe ndihmave humanitare që janë dërguar në ditët e para pas tërmetit.

Duke folur me gazetarët në qytetin jugor Adiyaman, i cili gjithashtu është goditu nga tërmeti, Erdogani citohet të këtë thënë: “Aq shumë ndërtesa u dëmtuan sa për fat të keq, ne nuk ishim në gjendje të përshpejtonim ndërhyrjet tona aq shpejt sa kishim dëshiruar”.

Gjithashtu, ai ka thënë se disa njerëz po plaçkitnin tregjet dhe sulmonin bizneset.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme qipriote, ka thënë se Turqia “refuzoi me…