Më thërret

13 nëntor 19:35

E dëgjoj një zë më thërret qëmoti
Qëmoti drejt meje hap udhën e luleve
Më vjen rrotull buzëve të ngujuara
Nuk e di c’farë të them unë e ndryrë.

Është zëri i një kënge për dasmorë
Një kryekrushk i dehur më vjen vërdallë
Kërkon nusen e humbur në përrallë.

Përralla e nuses ka një nur në ballë
Nuk i falet drita dehurisë së marrë
Nëse është dehuri dashurie shpirti
Duhet puthur dritën,sytë për t’ia fal.

Valbona R. Hadri
13.11.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë të premten në Tiranë ndarja e çmimeve vjetore…