Mearti, modelisti 4-vjeçar që po mahnitë Londrën dhe Shangain

25 nëntor 2018 | 14:12

Meart Beqiri ka lindur më 26.03.2014 në fshatin Arçarevë të Skenderajt, por jeton në Fushë Kosovë. Ai është duke bërë reklamimin e modës të shumë dyqaneve dhe firmave të mëdha të cilat veprojnë në Kosovë.

Mearti është pjesë e agjensionit “Kids Model” dhe është duke promovuar modën e veshjeve në “Herta” dhe “A&M”.

4-vjeçari nga dukja e tij prej një biondi me shumë elemente të një ‘mister kids’ të ardhshëm botëror, është ftuar të udhëtoj për në Kinë. Mearti është ftuar nga një kompani e prodhimit të rrobave kineze me seli në Shangai, dhe që brenda 10 ditësh pritet edhe të udhëtojë për Kinë, derisa atje do të qëndroj mbi 2 muaj. Kjo nuk është e tera, pasi edhe firmat angleze e kanë kontaktuar dhe që pritet që përmes agjencisë se modës “Kids model” dhe familjarëve të tij të arrij marrëveshje edhe me anglezët. Për të ardhur deri te kontakti me modelistin kosovar kompanitë kineze dhe angleze kanë pëlqyer shumë fotografi të postuar në rrjetet sociale në “Instagram” dhe “Facebook”. Familja e Meartit, nëna Besarta dhe babai Mehdiu ndihen krenar me bukurinë dhe talentin që ka djali i tyre dhe janë të sigurt që suksesi i Meartit do të jetë çelësi i shumë bendeve botërore të veshjeve.

“Në kohen e fundit është i ftuar nga një kompani e prodhimit te rrobave në Kinë, saktësisht në qytetin e Shangait qe brenda 10 ditëve pritet te udhëtoj në Shangai, mënyra se si është ftuar nga kompanitë e Shangait është se e kanë par në rrjetet sociale ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ dhe na kanë kontaktuar nëpërmjet ‘Instagram’-it na kanë bërë ofertë dhe ne e kemi pranuar që të shkoj të reklamoj t’iu bejë marketing firmave të ndryshme te rrobave ne Kinë”, ka thënë prindërit e Meartit.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian…