Mediat boshnjake: Rusia ngre kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë

29 nëntor 2023 | 20:53

“148 forca speciale ruse dhe oficerë të inteligjencës kanë ardhur në territorin e Republikës Srpska, RS, në Bosnjë-Hercegovinë. Forcat speciale janë të vendosura në tre hotele në zonën e Laktashit, ndërsa një pjesë e forcave speciale ruse është vendosur në Qendrën e Trajnimit të Forcave Policore të MPB-së së Republikës Srpska në Pale”. Kështu shkruanin disa media vendase.

“Konfirmimi nga disa burime” për këtë informacion u mohua më pas nga Policia Kufitare, e cila konfirmoi se 144 shtetas rusë kanë hyrë në Bosnjë-Hercegovinë, “por kanë plotësuar kushtet e nevojshme për të hyrë në B-H, nuk kanë veshur uniforma dhe shenja ushtarake, e në mesin e tyre ka gra dhe burra të moshave të ndryshme”.

Bëhej fjalë në fakt për “Don Kozakët”, anëtarë të shoqërisë kulturore artistike, e jo siç u spekulua, për forcat speciale ruse dhe spiunë.

Presidenca e BiH po kërkon informacion

Historia e forcave speciale ruse është rihapur në Bosnjë-Hercegovinë dhe është iniciuar nga ministri i Mbrojtjes, Zukan Helez. Kjo është arsyeja pse agjenda e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës përfshin informacione rreth kampeve të mundshme në territorin e RS, si dhe grupeve paraushtarake dhe celulave terroriste.

A ka Rusia kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë?

A ka Rusia kampe stërvitore në Bosnjë-Hercegovinë?

“Është gjithmonë informacion i mbrojtur. Për to nuk flitet publikisht, sepse kushedi se çfarë lloj veprimesh po ndodhin”, tha kryetari i Presidencës së B-H, Zheljko Komshiç, pasi njeriu i parë i mbrojtjes Helez bëri pretendime për ekzistencën e kampeve stërvitore në territorin e RS, të cilat kontrollohen nga rusët.

“Presidenca do t’i diskutojë këto çështje, si për këto kampe stërvitore në RS, ashtu edhe për këtë histori për terroristët që gjoja veprojnë dhe jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë dhe ne nuk i shohim ata,” tha Komshiç, duke theksuar se do të kërkojë zyrtarisht një informacion nga agjencitë e sigurisë së inteligjencës në Bosnjë-Hercegovinës.

Kampet stërvitore ruse në RS ose forcat paralele të vendeve të tjera që veprojnë në Bosnjë Hercegovinë janë pohime nga ministri i Mbrojtjes Helez, në një paraqitje në televizionin N1.

Sulm ndaj rendit kushtetues

“Ne kemi të dhëna se ku zhvillohet trajnimi në territorin e Republikës Srpska”, tha Helez, duke përmendur përveç njerëzve nga Rusia edhe strukturat paralele ushtarake që do të ndihmojnë Bosnjë-Hercegovinën.

Nga policia e RS, ata hedhin poshtë pretendimet se ka kampe të paligjshme stërvitore në territorin e saj. Deklarata të tilla, paralajmëron Policia e RS, dëmtojnë seriozisht situatën e sigurisë.

Politika të tilla ekstreme, radikale, të dhunshme, çojnë në terrorizëm. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës dhe sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës”, thotë ministri i Punëve të Brendshme të RS, Sinisha Karan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria e Moskës njoftoi të mërkurën se e ka lëshuar…