Mefail Shkodra dhe djemtë e tij ende në arrati

21 shtator 2025 | 14:04

Tash e mbi një muaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan, Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij po kërkohen intensivisht nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani ende nuk janë lokalizuar e as arrestuar.

Këtë për “Klankosova.tv” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se po punojnë intensivisht për kapjen e tyre.

“Po punojmë intensivisht për arrestimin e të dyshuarve për vrasje të trefishtë. Në momentin që kemi ndonjë zhvillim në këtë drejtim do t’iu njoftojmë menjëherë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka shprehur ngushëllime për vdekjen…