Mehaj në Pejë e Istog prezanton të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes

19 janar 2023 | 13:40

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka prezantuar para qytetarëve të Pejës dhe Istogut të arriturat e ministrisë që drejton.

Në kuadër të këtyre takimeve me qytetarë në të dyja komunat, ministri Mehaj ka folur edhe për të arriturat e FSK-së, duke thënë se ushtria jonë çdo vit është duke ngritur kapacitetet e saj.

Ai ka thënë se proceset rekrutuese në FSK janë më transparente se kurdoherë. Sipas ministrit, e tillë do të jetë edhe përzgjedhja e 1000 ushtarëve të rinj.

May be an image of 5 people, people standing and people sitting

“Ushtria është e popullit e në shërbim të të gjithëve, andaj ishte kënaqësi që para qytetarëve të Pejës e Istogut bashkë me kolonel Vocën të prezantojmë të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes, investimet në ushtrinë tonë si dhe synimet që kemi për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, me qëllim të mbështetjes së misioneve të shteteve partnere. Ushtri që ngritë çdo vit kapacitetet e saj është Forca e Sigurisë së Kosovës, dhe proceset rekrutuese janë më transparente se kurdoherë, e tillë do të jetë edhe përzgjedhja e 1000 ushtarëve të rinj, konkurs i cili është i hapur deri me datën 23 janar”, ka thënë Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avancimi i vazhdueshëm i njohurive profesionale të stafit vazhdon të…