Mehaj zhvillon bashkëbisedim me Albrightin, e falënderon për mbështetjen dhënë Kosovës

29 korrik 2021 | 17:06

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se përmes video-lidhjes ka zhvilluar një bashkëbisedim me sekretaren historike amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

“Me këtë rast, sekretaren Albright e falënderova dhe i shpreha edhe njëherë mirënjohjen dhe falënderimin e përjetshëm për lidershipin, vendosmërinë dhe vendimmarrjen e saj në momentet tona më të vështira”.

“I thashë se ju jeni heroina e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Ballkanit dhe e tillë do të jeni gjithmonë. Me kënaqësi e njoftova me të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe procesin e tranzicionit të FSK-s. Gjithashtu e njoftova me prioritete e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përgjithësi si dhe me vizionin, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional për të ardhmen në veçanti”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Mehaj ka treguar se Albrightit i ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të veçantë për SHBA-në, popullin amerikan, Departamentin e Mbrojtjes dhe Ushtrinë Amerikane për kontributin e pazëvendësueshëm dhe jetik për gjithë procesin e ndërtimit, zhvillimit dhe avancimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-në.

“Zbarkimi në Kuvajt, planet për zbarkimin në Poloni si dhe validimi nga ushtria amerikane e kapaciteteve të para të forcave mbrojtëse ushtarake ishin aspekte me interes gjatë takimit. Nga ana e saj, sekretarja Albright shprehu impresionet e saj më të larta për të gjitha të arriturat e deritashme duke më siguruar se do të ofrojë të gjitha kapacitetet nga autoritetit i saj në funksion të realizimit të vizionit, qëllimeve dhe objektivave të mi. Ajo më tha që keni përgjegjësi të lartë dhe më ftoi në takim në kohën e vizitës sime zyrtare të planifikuar në SHBA. Në fund , sekretaren Albright e ftova për vizitë në Ministrin e Mbrojtjes dhe FSK që mbeti ta vlerësojmë në takimet dhe kontaktet tona në të ardhmen”, ka njoftuar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
30.07.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…