Mehdi Halimi merr detyrën e ambasadorit të Kosovës në Francë

22 nëntor 2021 | 13:06

Ambasadori i ri i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, ka marrë detyrën.

Ambasada e Kosovës në Paris ka treguar se Halimi të hënën ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, me ç’rast ia ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale.

“Me rastin e fillimit të detyrës, ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, z. Mehdi Halimi, ka takuar drejtorin e Protokollit të shtetit francez, z. Philippe France, me ç’rast i ka dorëzuar kopjen e letrave kredenciale”, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Francë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa Dybala në fushë, por me Bonucci që bën liderin,…