Mehmeti: BQK-ja ka përfituar shumë nga mbështetja e Bankës Botërore

07 qershor 2018 | 12:23

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, dhe ministri i Financave, Bedri Hamza, kanë takuar drejtorin ekzekutiv të Konstituencës së Bankës Botërore, ku bënë pjesë edhe Kosova, Franciscus Godst.
Guvernatori Mehmeti e ka njoftuar Godst me zhvillimet e fundit në sektorin e financave dhe bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare, me theks të veçantë me Bankën Botërore, duke falënderuar këtë institucion për bashkëpunimin e deritashëm.
Guvernatori Mehmeti dhe ministri Hamza e falënderuan Godst, që si drejtor ekzekutiv në Konstituencën ku bënë pjesë Kosova, ka përfaqësuar me korrektësi vendin tonë në forumet ekzekutive të Bankës Botërore.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Konstituencës së Bankës Botërore, Franciscus Godst, ka vlerësuar lart situatën ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal në Kosovë, ndërsa ka shprehur bindjen se trendi pozitiv i rritjes ekonomike në Kosovë, por edhe treguesit makrofiskal, do të vazhdojnë të jenë në nivele të kënaqshme, në mënyrë që Kosova të vazhdojë në rrugën e progresit ekonomik dhe shoqëror.
Godst ka ofruar gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e Kosovës edhe në periudhën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë do të luhet në Kaliningrad…