Mehmeti: BQK-ja ka ruajtur stabilitetin financiar në vend

25 korrik 2018 | 15:02

Komisioni për Buxhet dhe Financa ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e rregullt në të cilën është shqyrtuar raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, gjatë raportimit para anëtarëve të këtij komisioni ka paraqitur pasqyrën financiare për vitin 2017.

Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës po vazhdon të rritet dhe se BQK-ja ka arritur ta ruajë stabilitetin financiar.

“Gjatë vitit 2017, BQK-ja ka arritur t’i realizojë dispozitat e veta. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar shërbimit të mirë të ofruar nga BQK-ja. Ekonomia e Eurozonës kishte ndikim në ekonominë e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ngritjen e ekonomisë. Ekonomia e Kosovës vazhdon të rritet. Gjatë vitit 2017 janë rritur investimet e huaja direkte. Po ashtu kishte dhe rritje të remitancave. 759.2 milionë euro ishte rritja e remitancave gjatë vitit 2017, që paraqet një rritje prej 9.9 për qind.  Bartës kryesor i rritjes së ekonomisë për vitin 2018 pritet të jenë investimet publike dhe private”, ka thënë Mehmeti.

/Epoka  e re/ A.M/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shiu i rrëmbyeshëm që zgjati 10 minuta ka bllokuar disa…