Meloni reagon ndaj dokumentarit ‘RAI 3’, i del në mbrojtje Ramës

28 prill 2024 | 14:26

Kryeministria italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të “RAI 3” në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Shqipëria dhe Rama u linçuan për përpjekjet për të na ndihmuar me emigrantët”, ka thënë Meloni në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet evropiane të 8 dhe 9 qershorit, sipas medias italiane, shkruan “Top Channel”.

Meloni gjatë fjalës së saj nuk i ka kursyer as kritikat dhe ironitë ndaj “RAI 3”.

“E majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët evropianë, në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit evropian, ata e linçuan. Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni?  Përpiloi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte si një narko-shtet. Më ndihmoni t’i dërgojmë solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u linçua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë”, ka theksuar Meloni.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si “emision të neveritshëm” reportazhin e “Report” në “RAI 3” të transmetuar në “RAI 3”, ku trajtohet marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.

Për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë, kundër dokumentarit të emisionit “Report” në “RAI 3” Rama nisi një fushatë sqarimi në të gjitha mediat italiane.

“Nuk ka se si të mos më lëndojë”, është shprehur Rama në intervistat e tij, “kur e shoh Shqipërinë të sulmuar në atë mënyrë të neveritshme nga “RAI 3”, sikur të ishte rihapur një faqe e zezë në historinë e shtypit italian, kur fjala shqiptar përdorej si sinonim për kriminelë, trafikantë, hajdutë dhe prostituta dhe vetë Shqipëria trajtohej si burim i së keqes”.

Ndërkohë në një tjetër reagim të publikuar në “X”, drejtuar Sigfrido Ranucci drejtuesit të emisionit “Report” të cilit i ka thënë se në të njëjtin televizion shqiptar të njëanshëm, vijoi në përhapjen e së njëjtave shpifje të importuara më pas në Itali nga “Report”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje të ngadalësuar…