Memli Krasniqi: Kryetari Shaban Shabani ka vizion për transformimin e mëtejmë që i duhet Dragashit

04 shtator 21:56

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Menli Krasniqi dhe kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, kanë bashkëbiseduar sot me kandidatët e PDK-së për Kuvendin Komunal dhe vizionin që kryetari Shaban Shabani e ka për vazhdimin e punës për transformiminne mëtejmë të kësaj komune.

Kreu i PDK-së tha se prej se PDK-ja ka pasë përgjegjësi për qeverisjen lokale, kjo komunë është transformuar e zhvilluar, jo veç në infrastrukturë, por edhe në investime në ekonomi, bujqësi e turizëm.

Ai ka thënë se në Dragash nuk mjafton vetëm fitorja por dëshiron që qytetarët e Dragashit që i besojnë kaq shumë PDK-së si adresë politike, të shohin edhe shumë projekte të reja në këtë komunë.

Dekkarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Qytetarët e Dragashit e dijnë se me qeverisjen e PDK-së komuna e tyre është transformuar e zhvilluar, si në infrastrukturë ashtu edhe në ekonomi, bujqësi e turizëm.

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal nga PDK, nuk e kërkojnë votën vetëm si akt, por si besim. Sepse besimi është ai që i mban njerëzit në politikë. Besimi është ai që krijon mundësi e hapësirë. Dhe Dragashi është qytet që beson, sepse askush më mirë se PDK-ja nuk i njeh prioritetet e qytetarëve të kësaj komune.

Kësaj radhe, në Dragash nuk na mjafton vetëm fitorja. Duam transformim më të madh e zhvillim edhe më të hovshëm. Duam që besimin e thellë të njerëzve të Dragashit ta shndërrojmë në progres të plotë e mirëqenie edhe më të madhe. Dhe ne këtë mund ta arrijmë.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/373292900836113/?sfnsn=mo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe…