Moti nesër në Kosovë, temeperaturat pritet të arrijnë deri në 27 gradë Celsius

04 shtator 2021 | 21:43

Nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e mbrëmjes në Lipjan kanë ndodhur dy aksidente…