Memli Krasniqi takon Komisionerin Varhelyi: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe institucionet euro-atlantike, është rruga e vetme përpara

16 nëntor 2023 | 10:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës zyrtare që po e zhvillon në Bruksel, ka takuar Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces.

“Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, ka shkruar Krasniqi.

https://www.facebook.com/share/p/yYymkRdgs1vBxhcM/?mibextid=ZbWKwL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi po planifikon angazhimin e trajnerit Xabi Alonso nga…