Reali planifikon t’ia rrëmbejë Leverkusenit trajnerin dhe tre futbollistë

16 nëntor 2023 | 10:54

Real Madridi po planifikon angazhimin e trajnerit Xabi Alonso nga Bayer Leverkuseni. Alonso po shihet si një zëvendësues ideal për Carlo Ancelottin.

Kjo nuk është e tëra, pasi Reali po planifikon t’ia rrëmbejë Leverkusenit edhe tre futbollistë, raporton “Football Transfer”. Bëhet fjalë për Florian Wirtz (20-vjeçar), Jeremie Frimpong (24-vjeçar) dhe Victor Boniface (22-vjeçar).

Wirtz ka një kontratë deri në vitin 2027 me Leverkusenin dhe kushton 80 milionë euro. Frimpong ka një kontratë deri në vitin 2028 dhe kushton 44 milionë euro, ndërsa Boniface kushton 40 milionë dhe ka kontratë deri në vitin 2028 me gjermanët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Paqendërtuese e Kyotos, Shoqata e Paqes Globale të Japonisë…