Memli Krasniqi tregon kur mund të liberalizohen vizat

29 qershor 2022 | 08:28

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se liberalizimi i vizave mund të bëhet realitet në fund të vitit.

“Unë jam deklaruar disa herë për këtë çështje dhe kohëve të fundit edhe kur është krijuar kjo bindja se mund të ndodhë diçka në samitin e BE-së Ballkan perëndimor dhe unë kam thënë se nuk ka shpresë që një gjë e tillë do të ndodhë në këtë rast”, ka thënë Krasniqi për EO.

“Por kam shpresë që deri në fund të vitit mund të merret një vendim favorizues por nuk mund të them me siguri sepse tashmë janë bërë vite e vite që ne kemi plotësuar kushtet, i kemi kryer të gjitha detyrat e shtëpisë siç na kanë thënë dhe nga ana e Bashkimit Evropian nuk kemi marrë vendimet meritore”, ka shtuar ai.

As në samitin e fundit BE – Ballkani Perëndimor nuk është dhënë asgjë konkrete për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi,…