Memli Krasniqi tregon si u vendos që Bedri Hamza të kandidohet për kryeministër të Kosovës

27 mars 2024 | 21:24

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është i bindur se Bedri Hamza është njeriu i duhur për të qeverisur.

Memli Krasniqi është sonte i ftuar në Presssing dhe tregoi arsyet pse u vendos që Hamza të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër të vendit.

“Duke parë zvogëlimin e mirëqenies së qytetarëve tonë, një lloj depresioni kolektiv social qe e vëren largimin e të rinjve të cilët pa shpresë në Kosovë po kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit. E duke e parë ngritjen e çmimeve enorme dhe degradim në shendëtësi e arsim, e mos të flasim për politikën e Jashtme. Kam menduar gjatë se cilat veprime duhet ti marrim ne për t’i ofruar Kosovës jo një njeri, por një ekip që mundet me kthy Kosovën nga binarët që e ka nxjerrë qeveria dhe kryeministri aktual”, tha Krasniqi në Pressing, transmeton Express.

“Kam diskutuar me z.Hamza një kohë shumë më të gjatë dhe duke pas për bazë bagazhin e tij intelektual e profesional. Faktin që ka qenë ministri më i suksesshëm në historinë e Republikës së Kosovës, guvernatori i BQK-së me rezultatet më të prekshme ndonjëherë dhe kryetar i Mitrovicës që në periudhë kaq të shkurtër po e transformon qytetin dhe ka shkëlqyer në secilën punë publike që e kam pas, kam qenë i bindur që është njeriu më i duhur për kontekstin dhe kohën e sotme”, tha Krasniqi.

“Kemi një situatë që vendi ynë ndodhet në udhëkqyr, njerëzit kanë sfida të ndryshme”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë…