Memoriali për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës po jetësohet

16 mars 2023 | 15:25

Si vazhdimësi e bashkëpunimit strategjik, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për konsultimin dhe hartimin e dokumentit narrativ mbi memorializimin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës 1998-1999 në Kosovë.

“Pas hartimit të dokumentit do të bëhet shpallja e konkursit ndërkombëtar për projektin e memorialit të fëmijëve. Ky proces me ndjeshmëri të lartë kërkon një analizë të thellë që rezultati të jetë dinjitoz dhe proporcional me qëllimin”, ka njoftuar MKRS-ja.

Memoriali është vendim i Qeverisë së Kosovës përmes të cilit do të nderohet dhe lartësohet kujtimi për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 2.5 ton uranium natyror që ndodheshin në një depo…