Memphisi shkatërron edhe Chicagon

18 janar 2022 | 12:17

Kampionët e Milwaukee Bucks u mundën me rezultat 121-114 nga Atlanta, duke zbritur në vendin e pestë në renditje në Konferencën e Lindjes. Middleton e Antetokounmpo realizuan 61 pikë së bashku, por s’mjaftuan për të fituar. 6 lojtarë të Atlanta realizuan mbi 10 pikë, me Young protagonist me 30 pikë e 11 asistime.

Brooklyni u mposht me rezultat 114-107 nga Clevelandi, duke humbur terren me kreun. Irving (27) e Harden (22) u munduan të mbajnë në lojën Nets, por pa sukses. Për Cavaliers u dallua Garland me 22 pikë e 12 asistime.

Vijon të shkëlqejë në kampionat Memphisin, që mposhti me rezultat 119-106 Chicago, ekipin që kryeson renditjen në Lindje. Bane e Morant realizuan nga 25 pikë secili për Memphisin. Fiton edhe skuadra e Lakersat, që pas tri humbësh mposhti 101-95 Utah Jazz. Për Lakersat u dallua LeBron James me 25 pikë.

Mbrëmje magjike për Booker, i cili realizoi 48 pikë në fitoren 121-107 të Phoenix ndaj San Antonios. Skuadra e Phoenixit kryeson renditjen në Perëndim. Fitojnë edhe Clippersat, që mundën 139-133 Indiana (Batum 32 pikë), ndërsa Miamin mposhti me rezultat 104-99 rivalët e Toronto (Herro 23 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Boston – New Orleans              104-92
New York – Charlotte               87-97
Washington – Philadelphia       117-98
Cleveland – Brooklyn               114-107
Clippers – Indiana                     139-133
Memphis – Chicago                  119-106
Atlanta – Milwaukee                 121-114
Orlando – Portland                   88-98
Miami – Toronto                      104-99
Dallas – Oklahoma                   104-102
San Antonio – Phoenix            107-121
Lakers – Utah Jazz                    101-95

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është liruar nga burgu i njohuri i “Tik-Tok”-ut në Kosovë,…