Memushaj: Vëllai im ka simptoma prej 10 ditësh

01 prill 2020 | 23:24

Epidemia e koronavirusit ka bërë që futbolli të ndalet në shumë vende. Mes lojtarëve shqiptarë që janë pjesë e Seria A, është edhe Ledian Memushaj, i cili ka folur për situatën delikate që ka përfshirë shtetin fqinjë.

“Po bëjmë gati një muaj që jemi mbyllur në shtëpi dhe është gjë e vështirë. Nuk rrihet në shtëpi. Sa hap televizorin dhe sheh lajmet dëgjon vetëm për njerëz dhe të vdekur dhe të infektuar, prandaj bëhen akoma më të vështira këto ditë. Çdo ditë këtu ngjan sikur do të jetë pak më mirë, por është akoma më keq gjendja. Tani sikur po përmirësohet pak sepse po ulet numri njerëzve që shkojnë në spitale. Por besoj se do zgjasë akoma si situatë, besoj se akoma një muaj do zgjasë. Ne jemi të gjithë mirë. Kam vëllain, i cili ka 10 ditë me simptoma, por nuk ka bërë tamponin dhe ata nuk ta bëjnë po nuk pate disa efekte të tjera”, deklaroi Memushaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan Ivanoviq nuk do të jetë më drejtor i spitalit…