Menaxheri i Hysajt: Ancelotti po e shkatërron futbollistin shqiptar

03 dhjetor 2019 | 22:06

Trajneri Carlo Ancelotti është duke e çuar dëm karrierën e Elseid Hysajt, prandaj nuk ka kuptim që shqiptari të qëndrojë në Napoli, sipas Mario Giuffredit, menaxherit të mbrojtësit anësor.

Giuffredi këmbëngul se mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë duhet të largohet nga San Paolo për shkak të mënyrës sesi trajneri Ancelotti po e përdor.

“Nëse Mario Rui u lodh dhe i duhej pushimi pas ndeshjes me Liverpoolin, atëherë Hysaj ka mundur të luante në krahun e majtë të mbrojtjes apo jo? Ai do ta krijonte baraspeshën e duhur mbrojtëse. Krejt çka mund të bëjmë ne është t’i pranojmë vendimet e trajnerit dhe të vazhdojmë përpara”, ka thënë Giuffredi.

Hysajt po i skadon kontrata me Napolin. “Ne ende nuk kemi marrë ndonjë vendim, jemi në dorën e Napolit. Nëse Ancelotti vendos të luajë me Di Lorenzon në të djathtë dhe me Nikola Maksimovq në të majtë, atëherë nuk ka kuptim që Hysaj të qëndrojë”, ka shtuar ai.

“Klubi nuk është i interesuar ta përdorë atë, prandaj duhet ta lejojë të largohet”, këmbënguli ai.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
XHEVDET BAJRAJ   E DASHURA IME Ëndërroj që merr frymë…