Menaxheri i njohur tregon se çfarë i tha Granit Xhaka pas ndeshjes: Sikur Botërori të kishte çdo ndeshje ndaj Serbisë, do fitonim Kupën

05 dhjetor 2022 | 10:56

Mario Cenolli ka folur në një lidhje paralele nga Katari me emisionin “Botërori Katar 2022“, ku ka treguar edhe bisedën që ka pasur me Granit Xhakën.

Mesfushori shqiptar i ka thënë se ndeshje të tilla e motivonin edhe më tepër. Madje ka shtuar se nëse do të luante të gjitha ndeshjet kundër Serbisë, atëherë Zvicra do të fitonte Kupën e Botës.

“Prindërit, si e ëma, edhe i ati, e dinë çfarë djalit kanë. E dinë çfarë djali kanë, si ai dhe Taulanti.

Kështu që ishin shumë të qetë, sepse e dinin që ai do ia dilte mbarë. Ishin shumë të qetë, u surprizova edhe unë. Ata nuk është hera e parë që janë pre e këtyre provokimeve. Siç thotë edhe vetë Graniti:

 

“Unë kur luaj kundër këtyre provokimeve jap gjithmonë më të mirën. Jam jo 100%, por 200% më shumë”. Më tha: ‘Sikur të kishte ky Botëror të gjitha ndeshjet ndaj Serbisë, do dilnim më finale dhe do ta fitonim’”, ka treguar Mario Cenolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1 mijë e 359 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24…