Menaxheri i Robin Krasniqit dyshon se Boeseli përdori doping

27 tetor 2021 | 11:34

Dominic Boesel e ka mposhtur Robin Haxhi Krasniqin pas 12 raundeve, në duelin që u organizua më 9 tetor.

Teksa, për rezultatin e tij kanë komentuar shumë në mënyrën se si gjyqtarët kanë ndikuar në vendimin përfundimtar.

Menaxheri i Robin Haxhi Krasniqit, Luan Dreshaj tha se ka qenë i suprizuar me vendimin e gjyqtarëve, teksa ka folur edhe rreth procesit të kontrollave të dopingut, ku tha se kanë dyshime, njofton Klankosova.tv.

“Gjithsej Boesel ka pas 29 goditje ilegale te Robini, çka është një skandal tepër i madh, kam diskutuar edhe me gjyqtarin që ka qenë në ring, është dashur që me kohë që t’i tërheq vërejtjen, por shihej se nuk dëshironte që ta bënte”, tha Dreshaj.

“Është shumë e çuditshme se si Boesel ju ka mbijetuar disa goditjeje, të cilat një vit më para ka rënë në tokë, ka pësuar një nokaut, kemi dyshimet e mia dhe të gjithë, me procesin e kontrollave të dopingut, kemi dyshime të mëdha, edhe ato i kemi përfshi në ankesën nëntë faqe që e kemi dorëzuar tek Federata e Boksit Gjerman”, theksoi Dreshaj.

“Ankesën e parë e kemi bërë brenda 24 orëve, teksa ankesën e dytë e kemi bërë brenda 48 orëve me detaje me nëntë faqe, të premten e kaluar, do të thotë çdo gjë në afatin e duhur, nëse ata në një afat prej 10-14 ditësh nuk e ndryshojnë rezultatin, ne do të ngremë padi”.

Rreth dëmit që i është shkaktuar, Dreshaj tha se sa më shumë që të zgjatë përgjigjja e tyre, dëmi do të jetë akoma më i lartë.

“Është vështirë me thanë tani, unë po pres që rezultati të ndryshohet, për sa kohë që zgjatë që nuk ndryshohet rezultati aq më i lartë është dëmi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Halil Berisha ka vazhduar dëshminë e tij në rastin…