Mendes: Ronaldo kishte kërkuar transferimin te Juve gjatë janarit

18 dhjetor 2018 | 19:45

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes, ka zbuluar se portugezi kishte kërkuar t’i bashkohej Juventusit që në afatin kalimtar të janarit. Por, pasi negociatat kishin vazhduar me muaj, CR7 kaloi te Juventusi gjatë verës për 100 milionë euro.

“Cristiano është më i miri në histori”, ka thënë Jorge Mendes për “Tuttosport”. “Meritat për transferimin nuk janë të mia, por të Juves dhe Agnellit, i cili vendosi ta transferojë Cristianon. Juve e dëshiroi dhe e bleu, ai tashmë më kishte thënë se dëshiron të luajë për Juventusin në janar, kjo është e vërteta. Mendova se ishte e pamundur, por atij i thash se do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Pastaj takova drejtorët, në takimin e parë isha me (Pavel) Nedvedin dhe (Fabio) Paratiçin, para ndeshjes me Realin. Pastaj takova presidentin dhe nga e pamundura filloja të besoj se po bëhet realitet. Negociatat zgjatën disa muaj”, ka shtuar Mendesi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri…