MENDËSIA E VJETER SI PENGESË, E DEMANTON RAYAN HOLIDAY-n

01 korrik 2021 | 16:20

Shkruan: Hisen Berisha,

(mysafir i ftuar në Konventën e PDK)

Shkollat politike, përkatësisht qendrat e zhvillimit të parimeve të demokracisë, nuk e zbehin rolin e individit dhe kulturës politike që ai përfaqëson në një organizatë, subjekt apo parti.

Tradita shtetërore dhe politike ka treguar se ka peshë në formimin politik, aq sa prej çfarë traditë familjare vije individi si kafshe politike!

Nga “oxhak” apo është “kolibar”, ngase e bartë atë sjellje apo atë imazh do ti jap institucionit dhe organizatë.

Këto ditë, Kryeministri dhe qeveritarët nuk ka shkaktuar ndonjë avari politike.  Me gjuhë elektorale po lavdërojnë 100 ditë qeverisje, duke i bërë zhurmën punës, në vend që ta bëjnë punën e pastaj ajo ta bëj zhurmën.

Madje ka një heshtje si të  “urdhëruar” për rrezikun që përbëjnë për Kosovën, propozimet e tij në Bruksel, ashtu siç po heshtet ndaj lëvizjeve sfiduese të presidentit serb Vuçiq në Beograd.

Kjo ka krijuar hapësirë të mjaftueshme që të trajtohet çështja e zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK.

Qenia në TS në Hagë e ish kryetari i PDK z. Veseli, megjithatë po shihet se ka lënë një boshllëk në ekipin partiak. Për këtë arsye duhet të mendojnë konform statutit dhe rregullores me të cilën menaxhohet demokracia e brendshme në PDK.

Konventa, që pritet të mbahet një ditë pas përvjetorit të Deklaratës së pavarësisë të 2 Korrikut ’90, të lë përshtypjen se po e sheh si Episod filmi, me shkronjën (R) në qoshe të ekranit, me atë çfarë vitin që iku e bëri LDK.

Partitë e spektrit të djathtë po dëshmojnë se udhëheqjet e tyre vuajnë nga sindromi i shkollës së vjetër, se ju mungon kreativiteti nëse veç nuk duan të respektojnë parimet e demokracisë, germën e statutit partiak.

Po ashtu, edhe zëri i të rinjve jo nga mosha por mendësia politike, është një konformizëm që nuk e zhbën dot të keqen brenda subjekteve që drejtojnë.

Pas dështimit elektoral, në zgjedhjet 2019 dhe 2021, ajo që pritet nga partitë e djathta, me theks PDK, është reforma e thellë gjithëpërfshirëse që do duhej të shtrihej deri në bazë në domenin strukturor, kadrovik, dhe programor, doktrinar.

Kjo edhe është e nevojshme për një parti që është krijuar në rrethana të ngutshme të pas luftës dhe që nuk pati kohë të bënte reforma esenciale organizative dhe programore.

Përcaktimi për reforma duhet të përfshij kuantitet analizash nga pozicioni aktual deri te vet subjekti, programi, kuadri dhe filozofia politike që përfaqëson.

Pasi të jen eliminuar të gjitha pengesat, supozimet, pre supozimet, të jenë analizuar faktet vlerat që e përbëjnë historiografinë politike të subjektit, atëherë duhet të identifikohet ekipi i reformës.

Reforma nënkupton kuantitet analizash dhe zhvillim alternativash për programin politik të subjektit, që përfundimisht imponon vendim për ndryshime esenciale.

Për tu arritur kjo, hap i rëndësishëm është zgjedhja e ekipit që do ta udhëheqë këtë proces.

Për të pasur një ekip që premton, me kualitete intelektuale, politike dhe trashëgimi, nevojitet një hapje e partisë ndaj komuniteteve si kategori sociale, si kategori shoqërore të organizuara sipas shtresave dhe profileve ku ata gravitojnë shëndetësi, arsim, biznese, bujqësi, universitet, student, shoqëria civile në përgjithësi, komunitet politik, fetar, etj.

Kjo do të krijonte hapësirë për diversitet idesh zhvillimore dhe pasurim të spektrit përfaqësues brenda subjektit dhe në institucione.

Kjo do të mundësonte prurje premtuese për politika zhvillimorë në nivel vendi, që do ta rritin kredibilitetin partiak te votuesit për përfaqësim adekuat, një perspektivë të sigurt dhe demokraci funksionale.

Por, ngushtimi i reformës vetë në zgjedhjen e liderit të partisë, tregon për një qasje reformatore sipërfaqësore e që domosdo do të sjellë edhe ndryshime sipërfaqësore.

Çështja shtrohet se kush duhet të jetë lideri që përmbushe kriteret për të drejtuar një subjekt me peshë determinuese në polit bërje shtetërore, trashëgimi politike që e identifikon me vlerat sublime të lirisë dhe shtetit.

Po ti referohemi zhvillimeve të gjithmbarshëm në këto 14 vite pavarësi  atëherë në politikën e brendshme nuk ka edhe aq shumë hapësirë për adresim, nëse i referohemi çështjeve të karakterit social ekonomik, paanësisë dhe shtresimit social të shoqërisë, shkallës së zhvillimit ekonomik dhe statusit social të qytetarëve të papunë, atyre të punësuar në sektorin publik e me theks të sektorit privat, kushteve të shërbimit, shumë pak vlera mbeten për ta pasuruar CV e kandidatëve për lider;

Referimi në politikën e jashtme dhe diplomacinë, vë në pah pafuqinë diplomatike, fluktuacion nga ndikimi destruktiv i shteteve që nuk na shohin subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare, jofaktoriteti  determinues gjeostrategjik, gjeopolitik, ekonomik, ushtarak apo tjetër, që paragjykohet një pafuqi diplomatike;

Po ti referohemi sigurisë nacionale atëherë mund të flitet për një mori faktorësh politik, social, ekonomik, arsimor, shëndetësor, përfshi dhe ato që përbejnë fuqitë tona nacionale që nuk garantojnë status stabil;

Por si do që të jetë tendenca për të nxjerrë një lider të subjektit nga një proces i kufizuar zgjedhor, apo të nominime voluntere, klientelist, të grupeve të interesit brenda subjektit, mbase të subvencionuar strategjikisht edhe nga jashtë, nuk ofron siguri për lider të suksesshëm.

Prandaj gjykohet se kjo po ndodh si reprizë e njëjtë siç ndodhi edhe në subjektin tjetër të djathtë që i bëri këto akrobacione politike në mënyre të ngutshme LDK-në, e që si pasoj solli përgjysmimin asaj partie.

Kjo s’do të duhej të ndodhte në PDK dhe e njëjta duhet të nxjerrë mësime nga përvojat e të tjerëve.

Se këto parti nuk janë liruar dot sa i përket mendësisë së vjetër të udhëheqjes, ka treguar edhe jo shumë kohë më parë LVV e cila bëri një operacion zgjedhor brenda partiak po në të njëjtën metodologji veprimi kur z. Kurit u zëvendësua me Visar Ymerin, që dëshpërimi ishte më i thellë po ti shohim si moshë mesatare elektorale, por megjithatë e kuptueshme pasi përfaqësojnë mendësi të majte tipike për filozofinë neokomuniste. Edhe atje ku ka një disiplinë proletariati, partia e nda në dysh.

Ajo që ua bën më të lehtë zgjidhjen  përfaqësuesve partiak në konventë, është fakti se PDK tani më ka një trashëgimi politike dhe një historik të rrugëtimit të sajë nga robëria, ilegalja dhe organizimi gueril e deri të liria dhe shtet bërja.

Pra tani më është në fazën e bërjes funksional të shteti të Kosovës dhe ka arritur ti identifikoj kuadrat produktive në proces.

Atëherë ky lider i mundshëm duhet t’i referohet promovimit dhe zhvillimit të vizionit të tij politik, të vlerave konservatore, nacionale dhe trashëgimisë organizative.

Kandidatët konkurrent për të parin e Partisë Demokratike, duhet të ofrojnë Platformë Programore për Kosovën!

PDK është platforma e ideologjisë djathtiste, që mbron vlerat tradicionale, ruan miqësitë dhe zhvillon lirinë.

Angazhimi i PDK sipas deklarimit të liderit të sajë, që e bëri reformën programore të partisë nga një parti e qendrës, në një përcaktim të djathtë dhe konservator, është për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo, mos-cenimin e kufijve të Kosovës, ruajtjen e lirisë dhe mbrojtjen e vlerave çlirimtare të popullit tonë.

Vlerat konservatore konsistojnë në trinomin:

– besimi në Zot;

– vlerat e familjes dhe

– prona, si tre shtyllat mbi të cilat ndërtohet filozofia politike djathtiste.

Këto janë parimet themeltare mbi të cilat do të duhej që një kandidat që ofrohet për tu zgjedhur lider i PDK të ndërtoj objektivat programore të partisë por edhe platformën zhvillimore të shtetit, si në aspektin e politikave të brendshme ashtu dhe ato të jashtme.

Programi zhvillimor i politikave qeverisëse konsiston në:

– vendosja e sundimit të ligjit si bazë e shtetit të së drejtës;

– bartjen e fuqisë zhvillimore tek ndërmarrësit kapitalist dhe uljen e fuqisë politike të qeverisë dhe politikanëve;

– shtet mbi taksat e tatimet e jo shtet social;

– eliminimin e burokracisë në vendimmarrje, thjeshtësimin funksional të procedurave dhe tatime që mbështesin zhvillimin e ndërmarrësisë në të gjitha nivelet me theks ato të vogla dhe të mesme;

– përkrahje lehtësuese qeveritare për prodhimin si bazë e superstrukturës, rritje të eksportit dhe punësim;

– lufta për vendosje të drejtësisë për të pasur një paqe të konsoliduar;

– luftimi i krimit, korrupsionit në të gjitha nivelet;

– bashkërendimi i veprimeve me mekanizmat rajonal dhe ndërkombëtarë të sigurisë për ti luftuar krimet e natyrave trans nacionale dhe asimetrik;

– koherencë në zbatimin me përgjegjësi të marrëveshjeve ndërshtetërore, që mundëson raportin e drejtë Qeveri e Republikës së Kosovës/populli shumicë i Kosovës/faktori ndërkombëtar.

Në aspektin e sigurisë së brendshme nacionale duhet ti përmbahet parimeve që kemi vendosur në programin qeverisës si ofertë për qytetarët në zgjedhjet e para pas përcaktimit programor drejtë vlerave konservatore të djathta, si:

– mos përfshirja në listat zgjedhore as edhe në institucione të atyre që kanë precedent penal të çfarëdo natyre pa limitime kohore, pra duhet me e pastrua legjislativin kosovar nga njerëz me të kaluar penale;

– hetimin e pasurive të paligjshme përmes procedurave ligjore;

– vendosjen e një norme kushtetuese që nga tani e tutje të dënuarit për veprimtarinë e tyre penale ta lirojnë një herë e përgjithmonë politikëbërjen nga fenomeni se sa më “i fortë”  (antiligjor, vet interpretues i ligjeve), aq më shumë vota do të fitosh;

– hetimin e privatizimit që ka dëmtuar asetet që përbejnë fuqitë nacionale të shtetit tonë;

– luftimi pa kompromis dhe ndalja e korrupsionit, abuzimit, mashtrimit, etj. Zaten këtë luftë e filluam nga brenda dhe tani duhet çrrënjosim deri në fund, në tërë Kosovën.

– një proces i Vettingut për të ndjekur e dënuar çdo të korruptuar dhe uzurpator të pronave publike;

Me një fjalë mposhtja e së keqes është domosdoshmëri programore e një kandidati për lider të PDK.

Studiues të shumtë të filozofisë politike kanë konstatuar se “demokracia është procesi ku njerëzit janë të lirë të zgjedhin kë duan, por edhe “nëse miliona njerëz mbështesin një marrëzi, ajo njësoj mbetet një marrëzi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Dobresh të Vitisë, nxënësit e shkollës fillore “Dëshmorët e…