Mercedes-Benz njofton tërheqjen nga tregu të dy modeleve për rrezik zjarri nën ulësen e pasagjerit

21 mars 2024 | 08:49

Mercedes-Benz ka njoftuar për një tërheqje nga tregu të 116,020 SUV-ve të ndërtuar nga viti 2019 deri në vitin 2024.

Kjo pasi është konstatuar se kablloja e vendosur nën ulësen e përparme të pasagjerit ka mjaftueshëm energji elektrike sa për të marrë flakë.

Për fat të mirë, marka gjermane nuk ka listuar ndonjë aksident ose lëndim që rezulton nga ky problem, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, edhe pse Mercedes nuk është në dijeni të ndonjë lëndimi nga ky problem, ka 31 raportime në lidhje me këtë çështje nga gushti i vitit 2022 deri në fund të nëntorit 2023.

Kështu që duke e konsideruar se kablloja 48 volt mund të jetë një rrezik potencial për sigurinë, prodhuesi do t’i largojë automjetet nga tregu deri sa ta rregullojë këtë problem.

Pra, nëse ulësja juaj ndihet paksa si shumë e ngrohtë, mund të mos ketë të bëjë me temperaturën por me kabllon nën të.

Bëhet e ditur se kjo tërheqje prek automjetet e GLC-Class dhe GLS-Class dhe fillon më 22 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Holanda ka ndarë 350 milionë euro për municionet e aeroplanëve…