Mërgimtari në Vushtrri s’i lejon policët t’ia kontrollojnë veturën

18 qershor 2023 | 09:59

Një mërgimtar në Vushtrri e ka penguar Policinë që t’ia kontrollojë veturën.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, pasi zyrtarët policorë e kanë ndalur veturën e tij me targa të huaja dhe kanë dashur t’ia kontrollojnë, ai nuk i ka lejuar.

Ai u arrestua dhe më pas u lirua në procedurë të rregullt.

“Vushtrri 17.06.2023 – 11:45. Njësiti policor në pikë kontrolli ka ndaluar automjetin me targa të huaja të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, mirëpo i dyshuari i ka penguar policët që ta kryenin kontrollin në veturën e tij. I dyshuari është arrestuar dhe në procedurë të shpejtë është dërguar në gjykatën kompetente dhe pas seancës është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercedes-Benz Trucks do të mbajë një premierë botërore më 10…