Merkel mbron OBSH-në, edhe pse Trump “ngriu” fondet për organizatën

16 prill 2020 | 20:45

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbrojti Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) gjatë një thirrje të drejtuesve të Grupit të Shtatë (G-7) të enjten.

Një mbështetje për OBSH-në nga kancelaria Merkel vjen dy ditë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të ngrirë fondet e SHBA-së për organizatën globale në mes të pandemisë së coronavirusit.

Steffen Seibert, një zëdhënës i qeverisë gjermane, tha se Merkel vuri theksin në atë se pandemia kërkon një “reagim të fortë dhe të koordinuar ndërkombëtar” dhe shprehu “mbështetje të plotë për OBSH-në” dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, përcjell Telegrafi.

Komentet vijnë pasi presidenti amerikan i ka vënë disa herë fajin OBSH-së për mënyrën sesi iu përgjigj virusit.

Trump njoftoi të martën se administrata e tij do të ndalonte fondet për OBSH, në pritje të një shqyrtimi të trajtimit të saj të pandemisë coronavirus.

SHBA është kontribuesi më i madh në OBSH. /Telegrafi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Newcastle United është skuadra që po lidhet me emrin e…