Merkel i përgjigjet Trumpit: Ne bëjmë politikë të pavarur

11 korrik 2018 | 14:19

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se Gjermania bën politikë të pavarur dhe merr vendime të pavarura.

Merkel i bëri këto komente pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Berlini “kontrollohet tërësisht nga Rusia”.

“Unë vetë e kam përjetuar kohën kur një pjesë e Gjermanisë ka qenë e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik”, ka thënë Merkel, e cila është rritur në Gjermaninë Lindore komuniste.

“Jam shumë e lumtur që sot jemi të bashkuar në Republikën Federale të Gjermanisë dhe mund të bëjmë politikë të pavarur dhe të marrim vendime të pavarura”, është shprehur Merkel teksa arriti në samitin e NATO-s në Bruksel.

Ajo po ashtu ka mbrojtur kontributin e Gjermanisë në NATO, i cili është cilësuar si i pamjaftueshëm nga Trump.

Sipas saj, Gjermania bën shumë për NATO-n. “Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i trupave; pjesa më e madhe e kapaciteteve tona ushtarake i ofrohet NATO-s dhe po ashtu kemi një angazhim të fuqishëm në Afganistan. Një gjë e tillë mbron edhe interesat e Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Merkel.

Ajo do të takojë Trumpin pasditen e së mërkurës, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar…