Merkeli dënon shkeljen e armëpushimit në Ukrainë

13 maj 2018 | 12:48

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel është shprehur e brengosur lidhur me mospërfilljen e armëpushimit në mes të forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Këto adresime Merkel i ka bërë më 12 maj, ku është nderuar me çmimin për paqe në Itali. Që nga prilli i vitit 2014, më shumë se 10,300 njerëz u vranë në luftimet mes forcave të Kievit dhe separatistëve që kontrollojnë pjesë të Donjeckut dhe Luhanskit.

Armëpushimi ishte vendosur si pjesë e marrëveshjes së Minskut më 14 shtator.

“Ukraina është duke na shqetësuar. Ne po mundohemi të forcojmë marrëveshjen e Minskut, por çdo natë bëhet shkelje e kësaj marrëveshje, çdo ditë humbje jetësh”, ka thënë Merkeli, raporton “Rel”.

Një marrëveshje e re për armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë ishte arritur në fund të vitit 2017 dhe duhej të fillonte më 13 dhjetor. Të dyja palët kanë akuzuar njëra tjetrën për dhunim të marrëveshjes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 15:00 Cortone dhe Lazio përballën në kuadër të…