Merkeli thirrje gjermanëve: Shmangni kontaktet

26 nëntor 2020 | 15:19

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka bërë thirrje që të respektohet distanca sociale në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e përhapjes së koronavirusit.

Ajo para ligjvënësve gjermanë ka folur për masat e reja të vendosura e të cilat pritet që të zgjasin së paku deri në janar, shkruan “Deutsche Welle”.

Merkeli është shprehur se masat e vendosura kanë treguar pak sukses, por që ende duhet më shumë në mënyrë që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.

“Qëllimi ynë është që ta reduktojmë numrin e të infektuarve deri në atë masë që autoritetet shëndetësore të munden përsëri që t’i identifikojnë hallkat e infeksionit dhe t’i shkëpusin ato”, ka theksuar Merkel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…