13 mijë e 375 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

26 nëntor 2020 | 15:16

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 13 mijë e 375 raste aktive me Covid-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 37 028 raste nga 137 872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 375”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…