Merkeli: Turqia meriton vlerësim të madh për refugjatët sirianë

04 korrik 2018 | 12:44

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se pavarësisht disa kritikave për qeverinë, janë të admirueshme përpjekjet e Turqisë në çështjen e refugjatëve.

Në një fjalim të mbajtur të mërkurën në Bundestag lidhur me buxhetin, Merkeli ka treguar bisedat e zhvilluara në Samitin e Këshillit Evropian.

“Në fakt kemi folur rreth ndihmës financiare, jo për Turqinë, por për pjesën e dytë prej 3 miliardë euro që do të jenë në shërbim të 3.9 milionë refugjatëve që Turqia ka pranuar. Kemi pranuar edhe këtë ndihmë të dytë. Turqia mund të kritikohet, por Turqia e meriton një vlerësim dhe një kontribut të madh për atë që ka bërë ajo për refugjatët sirianë”, është shprehur Merkeli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Guetta Zgjedhja e Donald Trump, Brexit, rritja e nacionalizmit,…