Merkeli viziton Shqipërinë më 14 shtator, zbardhet agjenda
09 shtator 2021
| 12:11
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të vizitojë Shqipërinë më 14 shtator.
Në Tiranë ajo do takohet fillimisht për një bisedë me kryeministrin Edi Rama.
Të planifikuara janë biseda që lidhen me çështjet e politikës ekonomike dhe marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, por edhe çështje që lidhen me përafrimin me BE-në, raporton “Top Channel”.
Në bisedimet e mëpasshme me krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Gjithashtu janë planifikuar bisedime dypalëshe me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.



