Merr flakë aeroplani në aeroport

31 korrik 2022 | 08:19

Një aeroplan pasagjerësh TUI ka marrë flakë në aeroportin e Mançesterit.

Ekuipazhet vrapuan në vendin e ngjarjes derisa tymi i dendur filloi të dilte nga një prej motorëve të tij.

Pushuesit e tronditur shikonin nga sallonet e nisjes së Terminalit 2 teksa zjarrfikësit shuanin flakët.

Dyshohet se motori i cili u përfshi nga flakët pësoi një defekt teknik sapo mbërritje pasi ishte mbinxehur.

Të gjithë pasagjerët kishin dalë jashtë dhe asnjë nga ekuipazhi nuk ishte në rrezik, tha TUI.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet…