Merr flakë gjatë zbritjes avioni me 196 persona në bord (Video)

13 nëntor 2019 | 15:06

Pamjet dramatike tregojnë se si një avion me 196 udhëtarë në bord ka marrë flakë menjëherë pasi ka zbritur në aeroportin e “Sharm El Sheikut”, në Egjipt.

Avioni “Boeing 737-800” po drejtohej nga kompania “SkyUp” nga Ukraina, ka arritur i të zbresë pa asnjë problem në aeroportin bregdetar.

Avioni ka shkuar të parkohet te vendi i tij, kur papritur kanë shpërthyer flakët e para të pjesa e majtë e mekanizmit të uljes.

Sipas teknikëve, vaji hidraulik i avionit kishte rrjedhur nga mekanizmi dhe kishte rënë sipër frenave të rrotave, të cilat ishin nxehur shumë, duke marrë flakë.

Të 189 udhëtarët dhe 7 anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të zbresin pa ndonjë lëndim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kulumbria është një frut i të njëjtës familjes botanike ku…