Merr flakë një X6 në Suharekë (Video)

31 korrik 2023 | 22:19

Një veturë e tipit BMW X6, është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Prizren -Suharekë, saktesisht ne Duhel. Rastin e ka konfirmuar edhe policia.

Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit tha se nuk ka të lënduar.

“Sot me datë 31.07.2023 reth orës 17:40 është raportuar se një automjet ka marr flak. Incidenti ka ndodhur në autostrad, në Duhël, Suharekë. Për një kohë është mbyllur kalimi në atë segment të autostradës e tani më rruga është liruar për qarkullim. Nga incidenti nuk kishte të lënduar por vetëm dëme materiale”, deklaroi Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, bashkë me kryeministrin Albin Kurti,…