Merr fund armiqësia në mes Paris Hilton dhe Kim Kardashian?

26 nëntor 2018 | 15:25

Ato kanë qenë mike dhe armike për shumë vite, por sipas Paris Hilton gjithçka është në rregull mes saj dhe Kim Kardashian.

Duke folur për Today, trashëgimtarja Hilton tha pretendoi se ka folur me Kim vetëm disa javë më parë.

“Gjithçka është shumë mirë. Ne e njohim njëra-tjetrën që kur ishim vajza të vogla. E dua dhe jam shumë krenare për të. Është një biznesmene e mrekullueshme,”-tha 37-vjeçarja.

Ndërsa përsa i përket suksesit të Kardashian nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por u shpreh: “Ndihem krenare. Ndihem si një pionere, kam ‘shtruar’ rrugën e suksesit për kaq shumë njerëz dhe jam një frymëzim për burrat dhe gratë në të gjithë botën.”

Kim e filloi karrierën e saj si një asistente jozyrtare e Paris në fillim të viteve 2000, para se ti ‘rrëmbente’ famën mikes së saj.

Armiqësia e Paris Hilton dhe Kim Kardashian ka marrë fund?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhës i Kosovës në basketboll, Damir Mulaomeroviq ka folur për…