Mulaomeroviqi flet për ndeshjet me Rumaninë dhe Maqedoninë

26 nëntor 2018 | 15:08

Përzgjedhës i Kosovës në basketboll, Damir Mulaomeroviq ka folur për dy ndeshjet e radhës që Kosova i zhvillon këtë muaj me Rumaninë dhe Maqedoninë.

“Atmosfera në ekip shumë është e mirë, por meqë nuk kanë mbërri të gjithë lojtarët, fillimisht në dispozicion i kam nëntë lojtarë dhe e kam të pamundshme të punoj në taktikë. Po ashtu kemi probleme me basketbollistët amerikanë, që janë të natyralizuar. Do të shohim se si shkojnë punët me ta, por këta lojtarë që janë këtu janë mirë me kondicion dhe me disponim dhe nëse vazhdohet kështu, jam i sigurt që mund të bëjmë punë të mirë”, ka thënë Mulaomeroviq.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kohët e fundit pasanikët miliarderë po e kthejnë në “trend”…