‘Merre ose leje’, Kurti: Diplomatët më thanë se konfrontohemi me ta dhe ndëshkohemi nëse e refuzojmë propozimin

13 shkurt 2023 | 13:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka hapur letrat sot në Kuvend, duke treguar se në vizitën e fundit të diplomatëve evropianë e amerikanë në zyrën e tij më 20 janar, ata i kanë thënë se propozimi i dytë, ai “përfundimtar” ishte fare afër formatit “merre ose leje”.

“Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit merre ose leje. Nuk do të lejohet praktikisht hapja apo negocimi i tij”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar se diplomatët i kishin thënë se shtetet e tyre janë vënë në mbështetje të Kosovës, duke e paralajmëruar për pasojat nëse refuzohet propozimi.

“Dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta. Ata gjithashtu ma bënë të qartë se çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues e ndëshkues diplomatikë për Kosovën dhe do të krijojë dobësim serioz të mirëbesimit”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se atyre ua ka dhënë komentet e tij për “versionin përfundimtar” në takim dhe në formë të shkruar.

Më tutje, Kurti ka thënë se ka kërkuar më shumë garanci për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsim Hamiti 41-vjeçar është privuar me thikë nga jeta të…