Mertesacker pritet të emërohet në vend të Bierhoffit te Gjermania

09 dhjetor 2022 | 15:45

Oliver Bierhoff dha dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të kombëtares gjermane pas dështimit në “Katar 2022”.

Skuadra e Hansi Flick mori vetëm një fitore në grup ndaj Kosta Rikës, e pamjaftueshme për të siguruar kualifikimin dhe avancimin më tej në Botëror.

Ish-sulmuesi i njohur u largua pas 18 viteve si menaxheri i “Pancerave”. Në vendin e tij Federata Gjermane e Futbollit pritet të zgjedhë Per Mertesacker sipas raportimeve të “Sky Sports Germany”. Ish-mbrojtësi veshi fanellën e kombëtares gjermane 104 herë, duke ia dalë të shpallej kampion bote në “Brazil 2014”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po vazhdon vizitat…