Mesazhi i Behgjet Pacollit për festën e Kurban Bajramit

20 gusht 2018 | 16:25

Presidenti i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë një mesazh me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Përmes një urimi për media, Pacolli ka thënë se në prag të kësaj feste shpreh urimet më të përzemërta për qytetarët e besimit islam, duke dëshiruar paqe, harmoni dhe gëzim në familjet e secilit.

“Në prag të Festës së Kurban Bajramit, më lejoni që në emër të Aleancës Kosova e Re dhe në emrin tim personal, të Ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të besimit Islam, duke dëshiruar që paqja, harmonia dhe gëzimi të mbizotërojnë në familjet tuaja.

Kurban Bajrami është festa kur njerëzit shfaqin vlerat dhe virtytet më të mira të besimit duke treguar kështu përkushtimin ndaj familjes, por edhe sakrificën, dhembshurinë e përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë.

Në këtë festë të veçantë, uroj që shoqëria jonë të udhëhiqet nga ndjenja e mirëkuptimit, harmonisë së mrekullueshme ndërfetare si dhe kultivimit të dashurisë njerëzore ndaj njëri tjetrit”, ka uruar Pacolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian është gati të vendosë masa edhe më të…