Mësohen çiftet e javës së parë në Ligën e Parë

31 korrik 2019 | 16:29

Në selinë e Federatë së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë edhe tërheqja e shortit për edicionin e ri në Ligën e Parë.

Të pranishëm në short krahas përfaqësuesve të klubeve ishin edhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Arianit Ahmeti, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, anëtari i këtij komisioni Agim Kastrati dhe administratori Agron Shosholli. Kampionati i ri i Ligës së Parë do të nisë më 24 gusht.

Në xhiron e parë takohen:

Trepça – Liria
Ulpiana – Istogu
Onix – Vëllaznimi
Drenasi – Arbëria
Ramiz Sadiku – Dardana
2 Korriku – Vitia
Besa – Vllaznia
Malisheva – KEK-u

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim koordinatoren për…