Mësohen skuadrat që shkojnë në finale të ‘play-off’-it për një vend në Evropian

22 mars 2024 | 11:01

Pas Gjeorgjisë, janë mësuar edhe pesë skuadrat tjera që kalojnë në finale të “play- off”-it, për një vend në kampionatin Evropian të kësaj vere.

Polonia e ka deklasuar Estoninë me rezultatin 5:1 në Ligën A. Po këtë grup, tutje ka kaluar edhe Uellsi që mposhti Finlandën 4:1.

Të dy ekipet do të përballen mes vete në finalen e Ligës A për të siguruar një vend në Evropian.

Në Ligën B, Ukraina dhe Islanda do i masin forcat me njëra tjetrën. Ukrainasit fituan 1:2 përballë Bosnjës dhe Hercegovinës, derisa islandezët ndaj Izraelit 1:4.

Në Ligën C, përpos Gjeorgjisë, në finale ka kaluar edhe Greqia, që deklasoi Kazakistanin 5:0.

Gjeorgjia dhe Greqia do të ballafaqohen mes vete për një vend tutje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franco Foda dhe Vedat Muriqi kanë paralajmëruar se në miqësoren…