Mësoni sa karburant harxhon vetura kur nuk lëviz nga vendi

07 janar 2023 | 23:14

Kur e lini motorin e automjetit të punojë pa lëvizur duhet të dini se vetura juaj shpenzon kot karburant.

Nëse merret parasysh vjetërsia e pjesëve mekanike të motorit me rastin e lëvizjes, më mirë është të fikni motorin kur ndaleni më gjatë se 60 sekonda, nëse nuk jeni duke lëvizur në rrugë apo jeni në një trafik dhe ta ndizni sërish.

Është konstatuar që shpenzimi i karburantit benzinë apo naftë kur motori punon pa lëvizur vetura është nga 0.6 litra në 1.5 litra në orë. Kjo domethënë që motorët më të vegjël kur punojnë pa lëvizur vetura shpenzon rreth 1.2 litra karburant në një orë.

Shtojini kësaj edhe rritjen e shpenzimit nëse është e aktivizuar edhe ngrohja e xhamit të pasmë apo e ulëseve, të cilat nuk mund të përdorin energjinë e ngrohjes së motorit. Si rezultat, shpenzimi është rritur për 0.1 litër në orë. Përveç kësaj, duhet të kihet parasysh se duke e ndezur motorin në mënyrë të panevojshme, ju ndotni shtesë ajrin në vend.

Edhe pse të gjithë ndihen mirë kur ulen në makinën e ngrohur dhe udhëtojnë pa u dridhur nga i ftohti, duhet të dini se kjo gjë është shumë e dëmshme.

Jason Fenske, ekspert i drejtimit të veturave, ka shpjeguar se aktivizimi i ngrohjes pa u nisur vetura ende zgjat kohën e ngrohjes. Shumica e motorëve kanë karburant të injektuar, prandaj që nuk ka nevojë të punojë ngrohja kur vetura nuk është në lëvizje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çfarë shkoi keq me aktori Mario Lopez dhe të dashurën …