Messi bëhet asistuesi më i mirë në historinë e futbollit

30 nëntor 2025 | 14:12

Lionel Messi shënoi një tjetër arritje madhore në karrierën e tij, duke u bërë asistuesi më i mirë në historinë e futbollit gjatë gjysmëfinales së play-off-it në MLS.

Inter Miami siguroi finalen e madhe të MLS pas fitores bindëse 5:1 ndaj New York City.

Edhe pse Tadeo Allende realizoi një “hat-trick”, vëmendja pas ndeshjes u përqendrua te Messi, i cili asistoi golin e tretë të ekipit, duke hyrë kështu në histori.

Në minutën e 67-të, argjentinasi shërbeu për 19-vjeçarin Silvetti, bashkatdhetar nga Rosario, duke regjistruar asistin e tij të 405-të në karrierë.

Performanca e tij vazhdon të theksojë ndikimin e jashtëzakonshëm në çdo skuadër ku luan.

Messi numëron gjithsej 896 gola në 1,136 paraqitje dhe mban rekordin si lojtari me më shumë trofe në histori – 46 tituj.

Pasi fitoi titullin në Konferencën e Lindjës, Inter Miami do të përballet me Vankuverin në finalen e madhe të MLS më 6 dhjetor, në përpjekje për të siguruar një tjetër sukses historik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Shqipëri,…