Messi dhe Mbappe të gatshëm për ndeshjen ndaj Bayernit  

13 shkurt 2023 | 14:45

Trajneri francez Galtier e ka nisur ditën me një lajm pozitiv në kuadër të ndeshjes së nesërme për 1/16 e Champions League mes PSG-së dhe Bayern Munich.

Sipas raportimeve nga shtypi francez, Messi dhe Mbappe janë stërvitur me grupin dhe janë rikuperuar për ndeshjen e nesërme në mbrëmje.

Messi pësoi një dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes në Kupën e Francës përballë Marseille, ndërsa Mbappe në ndeshjen kundër Montepeiller. Për sulmuesin francez u tha se nuk do të ishte i gatshëm të futej në fushën e lojës deri në fund të muajit, por Mbappe arriti të rikuperohej. Kështu, Galtier do të futet nesër në fushë me fuqi të plotë sulmuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit…