Messi dhe Suarez urojnë Barcelonën për titullin kampion

16 maj 2025 | 11:55

Barcelona u shpall kampione e La Ligas për sezonin 2024-2025 me plot meritë dhe mori urime të shumta për suksesin e madh nën drejtimin e Hansi Flick.

Skuadra blaugrana nuk gaboi ndaj Espanyol dhe e mbylli sezonin me tripletë të titujve spanjollë: La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës. I vetmi trofe sezonal që mungon është Liga e Kampionëve. Mes të gjithë personaliteteve nga bota e sportit që e kanë uruar ekipin katalanas për titullin në La Liga, më i spikaturi ishte ai i Leo Messit.

“Urime!!!”, ka shkruar Leo Messi në “Instagram”, në një mesazh të shoqëruar me “emoji” në ngjyrat blaugrana. Luis Suarez gjithashtu është bashkuar me urimet për Barçën. Të dy kanë komentuar një postim të klubit në “Instagram” për të treguar se nuk e harrojnë të kaluarën e tyre te skuadra blaugrana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar heqjen e masave…