Messi fiton ‘Këpucën e Artë’

16 tetor 2019 | 16:08

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka fituar për herë të gjashtë ‘Këpucën e Artë’ për formën e lartë që shfaqi në sezonin 2018/19.

Ai e fitoi këtë garë me top yjet e futbollit evropian, duke shënuar 36 gola në 34 paraqitje për klubin katalunas, të cilin e ndihmoi të fitojë La Ligën. 32-vjeçari e arriti këtë sukses për herë të gjashtë.

Rivali më i afërt i tij për këtë çmim ishte ylli i PSG-së, Kylian Mbappe me 33 gola për kampionin e Francës. Kurse top treshen e ka mbyllur sulmuesi i Sampdorias, Fabio Quagliarella, i cili në sezonin e kaluar ishte top golashënues në Serie A me 26 gola.

Image

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka thënë se është pikëllues…