Messi futbollisti më i paguar në botë

23 prill 2018 | 17:52

Lionel Messi paguhet 25,000 euro për çdo minutë të luajtur në fushën e lojës duke qenë kështu futbollisti më i paguar në botë.

Siç raporton revista e mirënjohur franceze France Football, ylli i Barcelona-s për sezonin 2017/18 do të fitojë plot 126 milionë euro, duke ia kaluar rivalit të tij të Real Madrid Cristiano Ronaldo, i cili fiton vetëm 94 milionë euro në vit.

Të llogaritura në varësi të minutave në fushë, Messi ka një rrogë 1,5 milionë euro në orë – ose 25,000 euro në minutë. Në sezonin 2016/17 ishte Ronaldo ai që fitonte më shumë me 87,5 milionë euro në vit pa llogaritur taksat. Ndërkohë Messi fitonte 76,5 milionë euro, ku përveç rrogës janë edhe bonuset me të ardhurat nga reklamat.

Por me kontratën e re që ka nënshkruar në 2017, ai është më i paguari në botë deri në 2021.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milwaukee Bucks vendosi ekuilibrin në serinë e “play off”-eve të…